SHBA – Kundër grevës së opozitës

Zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Stjuart Xhons tha dje se greva e urisë dhe bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës shqiptare janë të dëmshme për integrimin europian të vendit. “Tani po shohim mosmarrëveshje serioze politike në Shqipëri. Greva e urisë, bojkoti, mendoj se janë shumë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë në integrimin europian. Por, faji nuk mund t’i vihet askujt përveçse vetë shqiptarëve”, deklaroi Xhons. Qëndrimin e tij lidhur me situatën politike në vendin tonë ai e shprehu në konferencën mbi Ballkanin dhe sfidat e tij në rrugën e integrimit europian, që u organizua nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Ndërkohë që lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të ‘Zërit të Amerikës’ në internet.

Advertisement