Papandreu tha se kriza greke mund të ketë “efekt domino” derisa pasojat mund të jenë po aq të rënda sa të krizës që nisi dy vjet më parë në Shtetet e Bashkuara. Në një takim që pati fillimisht me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, Papandreu tha se “e di që këto janë ditë të vështira për Greqinë, por qeveria Papandreu po e administron siç duhet situatën”. Më tej, sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë dhe masat e forta ekonomike që po ndërmerr. Nga ana e tij, Papandreu tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të merren me spekulatorët e tregut financiar, duke thënë se ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqëndrueshme. Klinton më pas tha se Greqia nuk i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara asistance financiare, por që të punojë me vendet e G-20 për ndryshime të tjera në rregulloren e tregjeve financiare.