Washingtoni zyrtar ka kërkuar nga Pheniani që të heqë dorë nga provokimet e tilla dhe njëherësh të përmbushë obligimet ndërkombëtare. Koreja Veriore nuk do të hasë në përkrahje të komunitetit ndërkombëtar përderisa nuk dëshmon se ka hequr dorë nga aktivitetet për prodhimin e armatimit bërthamor, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Por Koreja e Veriut tha se sulmi që iu bë për lëshimin e një sateliti, ishte një fyerje e papërballueshme. Një ditë më parë Pheniani njoftoi tërheqjen nga bisedimet dhe rihapjen e centralit bërthamor Yongbyon, që ishte mbyllur.