SHBA – Konfirmohet viktima e parë e gripit të derrave

Viktima është një fëmijë i ardhur nga Teksasi për tu kuruar nga virusi i derrave. Zyrtarët e shëndetësisë nuk japin informacione të tjera rreth pacientit të sëmurë, por më parë kishin paralajmëruar se virusi mund të shkaktonte viktima edhe në Amerikë. Në SHBA janë konfirmuar 64 raste të prekjes nga sëmundja, ndërsa në Europë, Gjermani raportoi tre raste të sigurta të prekjes nga virusi. Në Meksikë mendohet që 159 persona të kenë vdekur nga gripi i derrave.

Advertisement