Klinton në fjalimin e saj mbajtur në forumin mes SHBA-së dhe botës Islamike në Doha të Katarit shtoi se Irani me vendimet e tij po i lë pak mundësi zgjedhjeje ndërkombëtarëve. “Bashkërisht i kërkojmë Iranit të ndalë vendimet politike që cojnë vendin dhe popullin iranian në një qorrsokak, duke mos i lënë rrugë tjetër komuniteti ndërkombëtar vec sanksioneve ekstreme”, tha Klinton.