“Mënyra sesi po sillen ndaj këtij ushtari është qesharake, idiote dhe aspak dobiprurëse”, ishte shprehur Filip Kroull, në faqen e blog-ut të tij privat. “Për shkak të deklaratave të mia dhe pasojave që ato mund të sjellin unë deklaroj dorëheqjen time si zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mbaj përgjegjësi të plotë për ato që kam thënë”, theksoi Kroull në deklaratën e tij. Bëhet e ditur se Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Klinton pranoi dorëheqjen e Filip Kroull, ndërsa detyrën e tij do ta marrë përkohësisht Mark Hamer, që deri sot ishte zëvendësi i tij.