SHBA – Jadrokovic premton zgjatjen e regjimit të hyrjes pa viza në Kroaci

Sunday, December 14, 2025

Gjatë këtij takimi, ai vuri në pah edhe njëherë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për të cilat dy ministrat ranë dakord se këto marrëdhënie duhet të konkretizohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim, u përmendën edhe projektet me interes të përbashkët si vazhdimi i ndërtimit të autostradës së Adriatikut e cila do mund të krijojë një urë lidhjeje më të ngushtë mes vendeve dhe popujve të rajonit, që nga Sllovenia deri në Greqi. Po ashtu, ministri kroat i premtoi homologut të tij Haxhinasto zgjatjen e regjimit të hyrjes pa viza në Kroaci deri në fund të këtij viti. Në këtë kontekst, Haxhinasto dhe Jadrokoviç theksuan se liberalizimi i vizave për popujt e Ballkanit me Bashkimin Evropian duhet të ecë paralelisht edhe me liberalizimin e vizave mes vendeve të këtij rajoni. Të dy homologët shkëmbyen gjithashtu mendime lidhur me zhvillimet në rajon kryesisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë. Me këtë rast, Haxhinasto e falenderoi Jadrokoviç për mbështetjen që Kroacia ka dhënë për çështjen e Kosovës si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj mbështetjeje në kuadër të nismave dhe angazhimeve rajonale. Në përfundim, Jadrokoviç e ftoi ministrin Haxhinasto për një vizitë zyrtare në Kroaci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -