Sipas tij, roli i republikës islamike në planifikimin dhe financimin e aktiviteteve të lidhura me terrorizmin në Lindjen e Mesme dhe Afganistan, po kërcënon përpjekjet për vendosjen e paqes në botë. Al Kaeda mbetet rreziku më i madh për SHBA-në dhe perëndimin, thuhet në raportin e përvitshëm, që thekson gjithashtu se aktet terroriste në Pakistan janë shtuar. Irani është akuzuar prej kohësh se mbështet militantët shiitë në Irak. Irani i ka refuzuar ato c’ka shkruhen në raport dhe ministri i Jashtëm Manouchehr Mottaki tha se SHBA nuk ka të drejtë të akuzojë të tjerët, duke pasur parasysh veprimet në Abu Graib dhe Gjirin e Guantanamos.