SHBA – Haxhinasto takohet me homologun Davutoglu

Gjatë takimit, dy homologët diskutuan lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve në kuadrin dypalësh e në atë të bashkëpunimit rajonal e të organizatave ndërkombëtare. Haxhinasto dhe Davutoglu vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera shqiptaro-turke dhe diskutuan mbi rrugët konkrete të forcimit e intensifikimit të mëtejshëm të tyre. Ministri Haxhinasto shprehu mirënjohjen për qëndrimin pozitiv dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj shqiptarëve, e veçanërisht në qëndrimin e tyre ndaj çështjes së Kosovës.

Advertisement