“Përse jemi kundër talebanëve?”, është shprehur Gheddafi, i cili u ka bërë thirrje SHBA dhe Britanisë, por edhe vendeve të tjera që kanë ushtarë në Afganistan, të lënë vendin. Lideri libik ka thënë të njëjtën gjë edhe për Irakun, duke theksuar se lufta në këto vende duhet lënë të zhvillohet. Ndërsa për cështjen palestineze Ghedafi u shpreh se “Përsa i përket Palestinës, zgjidhja me dy shtete nuk është e vlefshme. Tani të dy vendet janë kundër njëri-tjetrit”. Sipas tij, “zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme është një shtet demokratik pa fantazma fetare”.
RELATED ARTICLES


