Administrata e presidentit Obama është gati të zbatojë një plan për shpëtimin e bankave. Plani parashikon shpenzimin e rreth 100 miliardë dollarëve për të shlyer dhe pastruar të gjithë kreditë e këqija që kanë bankat, të cilat llogariten në një trilion dollarë. Kjo nismë e re do të jetë një partneritet mes qeverisë dhe investuesve private dhe qëllimi është që të zhbllokohet krediti bankar. Qeveria do te perdore parate nga fondi ekzistues i ngritur per shpetimin e sektorit financiar, qe do te sherbejne per te dhene garanci dhe kredi me interes te ulet per ata qe jane gati te blejne keto asete.