SHBA – Gates nuk do te marre pjese ne samitin e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Francë dhe Gjermani, sepse ka nevojë për më shumë kohë për të rivlerësuar të gjitha programet e armatimit, njoftoi sot një zëdhënës. “Ai shpresonte të bashkohej me presidentin Barack Obama në Strasburg dhe Kehl për të festuar 60-vjetorin e Aleancës, por puna e tij për buxhetin 2010 nuk i lejon të largohet nga Uashingtoni”, njoftoi Geoff Morrell.