Duke folur në Kajro pas takimit me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, Gates tha se është e pa bazë ndrojtja e shteteve arabe nga ndonjë “marrëveshje e madhe” mes SHBA-ve dhe Iranit, dhe shtoi se Uashingtoni nuk do të lë mënjanë aleatët e vjetër. “Për momentin mes Uashingtonit dhe Teheranit ka vetëm kontakte, por jo dialog. Presim që në të ardhmen të ketë dialog, duke parë politikën e re amerikane”, ka deklaruar Gates nga Kajro. Pas Kairos, Gates udhëtoi në Arabinë Saudite, një aleat tjetër të Amerikës në Lindjen e Mesme. Sekretari Gates i ka kërkuar ndihmë vëndeve të Lindjes së Mesme për të ndalur programin bërthamor iranian pasi sipas tij të gjitha vëndet bashkë mund të ndikojnë tek politika e Iranit, në mënyrë që ky i fundit të ndalë aktivitetin e tij.