Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, lidhur me lajmin e dhënë nga Pheniani, se ka testuar me sukses dy raketa bërthamore. Reagime kanë ardhur edhe nga Kina dhe Rusia, e cila përvec se ka dënuar testimin ka ftuar Korenë e Veriut që të respektojë regjimin kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. “Rusia, si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së i dënon këto veprime që dobësojnë Traktatin kundër zhvillimit të armëve bërthamore”, ka deklaruar zëdhënësja e Kremlinit, Natalia Timakova.