Një zyrtar i lartë i administratës së Obamës ka konfirmuar se shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave, General Motors, ka rënë dakord të japë dorëheqjen. Zyrtari la të kuptohej se Shtëpia e Bardhë i kishte kërkuar Rick Wagoner të japë dorëheqjen pas tetë vjetësh në post.