SHBA – DASH: raportet me Kosovën nuk do të ndryshojnë

Zëvendësambasadori amerikan në Prishtinë, Michael Murphy ka deklaruar se Departamenti i Shtetit e konsideron Kosovën si një partner të fuqishëm. “SHBA kanë qëllime të njëjta me qeverinë kosovare, për një shoqëri demokratike e multietnike, të integruar në familjen e kombeve euroatlantike”, ka pohuar Murphy. Diplomati ka theksuar se, nëse Marty ka ndonjë dëshmi, atëherë duhet t’ua dorëzojë ato autoriteteve kompetente për hetim. Më tej Murphy ka përgëzuar kryeministrin Thaçi, i cili është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me hetuesit.

Advertisement