SHBA | Crouley: nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi, populli shqiptar meriton më shumë se kaq

 “Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P J Crouley në një konferencë për shtyp. Një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive. Zoti Crouley tha se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet. “Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, i cili meriton më shumë se kaq”, tha Crouley në konferencën për shtyp.

Advertisement