Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se ka nje rang te larte koordinimi mes SHBA dhe BE per krizen ekonomike dhe ka shprehur bindjen se me keto qendrime dy kontinentet do te shkojne te pergatitura ne samitin e vendeve te G20. “Kemi nje bashkepunim shume pozitiv, SHBA dhe BE e kane kuptuar se duhet te punojne se bashku per interesa reciproke”, ka pohuar Clinton ne perfundim te takimit me Trojken e BE. “Gjate G20-es do te kuptohet se si te stimulohet kerkesa dhe se si te ndihmohen vendet qe jane ne veshtiresi”, ka shtuar shefja e diplomacise amerikane.