Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton emëroi një diplomat të lartë amerikan dje për të ndihmuar në përshpejtimin e zbatimit të urdhërit të presidentit Obama për mbylljen e burgut në Gjirin Guantanamo brenda një viti. Daniel Frid, tani ndihmës sekretar shteti për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mes tjerash, do të punojë për të bindur vende të ndryshme të pranojnë të burgosurit e Guantanamos. Vendimi për të caktuar ndihmës sekretarin Frid, një nga diplomatët më të lartë në Departamentin e Shtetit për postin drejtues të çështjes së Guantanamos thekson përparësinë që administrata e zotit Obama i ka dhënë mbylljes së burgut kaq të debatuar. Si ndihmës sekretar për Evropën gjatë administratës së presidentit Bush, zoti Frid ishte një figurë kryesore në ekzekutimin e politikës për Kosovën, sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropë dhe së fundi konfliktin një vjeçar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.