Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ne nje takim me presidentin Barak Obama ne Shtepine e Bardhe eshte shprehur se 2009-a do te jete vit vendimtar per OKB-ne dhe vendet e saj anetare. Ban Ki Moon tha se 2009 eshte nje vit me kriza ne shume fronte, duke perfshire renien ekonomike globale, ndryshimin e klimes dhe gjendjen humanitare ne Darfur te Sudanit. Nga ana e tij presidenti Obama tha se ka rendesi qe komuniteti nderkombetar t’i dergoje Sudanit nje mesazh te forte dhe te perbashket se zgjerimi i krizes se atjeshme humanitare nuk eshte i pranueshem. Obama tha se gjendja ne Darfur vetem se eshte keqesuar qe nga java e kaluar kur Presidenti Omar al-Bashir deboi 13 organizata te huaja ndihmash. Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Nderkombetare ngriti akuza per krime lufte ndaj Presidentit Bashir.