SHBA – Amerikanët zbatojnë masa për të shmangur prekjen nga virusi i derrave

Rrjeti i farmacive Rite Aid Corp njoftoi për një rritje të kërkesës për sapunë, sapunë lëng dhe letra të lagura për pastrimin e duarve, ndërsa firma farmaceutike Roche tha se ishte rritur kërkesa për medikamentin antiviral Tamiflu. Edhe rrjeti i farmacive ëalgreens njoftoi rritje të kërkesës për produkte që mund të ndihmojnë në parandalimin e gripit dhe tha se ka rezerva gjithë produktet e rekomanduara nga Qëndra Amerikane për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve.

Advertisement