Mediat amerikane raportojnë se një urdhër i Departamentit të Shtetit u ka kërkuar nga të gjitha selive diplomatike marrjen e masave për sigurinë, në nivelin më të lartë. Kjo pasi, shërbimet e sigurimit amerikan i druhen ndonjë hakmarrjeje të grupeve xhihadiste në gjithë botën. Komunikata e Departamentit të Shtetit njofton gjithë qytetarët amerikanë, sidomos në ato zona të botës ku ka tensione më të mëdha, që të kenë kujdes. Kjo është masa e parë që është marrë pas publikimit të lajmit. Nga ana tjetër, grupe xhihadiste në forumet e internetit kanë deklaruar se fotoja e publikuar në media, me trupin e drejtuesit terrorit të vrarë nuk është ajo e Bin Ladenit.


