SHBA – 625 milionë dollarë dëmshpërblim për 11 Shtatorin

Mbi 10 mijë zjarrfikës, policë dhe punëtorë krahu, të cilët kishin paditur drejtuesit e qytetit dhe shumë kompani, do të marrin në total të paktën 625 milionë dollarë. Punëtorët kanë deklaruar se ata nuk ishin tërësisht të mbrojtur gjatë misioneve të shpëtimit dhe pastrimit dhe disa prej tyre u sëmurën. Vetëm 520 prej tyre zgjodhën të refuzonin marrëveshjen, edhe pse avokatët e tyre e vlerësuan atë si “rezultati më i mirë”. “Kjo marrëveshje është e ndershme dhe një zgjidhje e drejtë për kërkesat e atyre që i erdhën në ndihmë këtij qyteti kur ai kishte nevojë”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Advertisement