SHBA – 35 vjet burg per ushtarin qe vrau 4 irakiane

Gjykata e ushtrisë së SHBA dënoi me 35 vjet burg ushtarin amerikan për vrasjen e 4 irakianëve në vitin 2007. Rreshteri Joseph P. Mayo u veteshpall fajtor për vrasje të paramenduar dhe komplotim të vrasjes. Mayo është njëri nga tre nënoficerët, të cilët akuzohen për vrasjen e irakianëve. Te burgosurit irakiane u qelluan me arme zjarri dhe u hodhen ne nje kanal te Bagdadit, pasi konsideroheshin pergjegjes per nje sulm ndaj nje patrulle amerikane, ku humben jeten dy marinsa.
Advertisement