SHBA | 200 milionë dollarë të shpërdoruara për forcat irakene

policia irakene

Shkaktarë kryesorë të këtij dështimi duket se janë problemet e sigurisë dhe mungesa e interesimit të Bagdadit zyrtar. Raporti kritik vjen vetëm një ditë pasi një tjetër raport vlerësoi se me qindra milionë dollarë janë shpërdoruar në projekte të pavlera infrastrukturore në Afganistan. Në auditin e lëshuar nga Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Irakut, Stuart Bouen, shkruhej se “mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim dhe e kapaciteteve nga ana e forcave policore irakene, ka bërë që programi të ndeshet me shumë vështirësi”. Uashingtoni ka shpenzuar tetë miliardë dollarë për trajnimin e forcave të sigurisë në Irak, që prej vitit 2003. Aktualisht, vendi arab është duke u përballur me një shpërthim të aktivitetit terrorist dhe luftës fetare, pasi tërheqja përfundimtare e trupave amerikane dhe aleatëve në dhjetor 2011 krijoi një vakum në siguri, nga e cila përfiduan organizatat fondamentaliste si “Al-Kaeda”.  

Advertisement