SHBA – 2 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton publikoi marrëveshjen 5 vjecare, e cila duhet të marrë më parë miratimin e Kongresit. Por administrata Obama do t’i bëjë të qartë Islamabadit se pret më shumë angazhim në luftën kundër militantëve islamikë. Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Pakistanit mbi 1 miliard ndihma ushtarake në vit që prej 2005-ës, ndërsa vitin e kaluar i dha pothuajse 2 miliardë. Autoritetet amerikane thonë se Pakistanit i duhet asistencë e mëtejshme specifike për të luftuar kundër militantëve islamikë.

Advertisement