Lumturia që po përjeton përkrah Pique, ka sjellë disa pakënaqësi tek ishi i saj historik Antonio De La Rua. Ky i fundit ka kërkuar si shpërblim nga artistja 40 milion euro për 10 vitet që kanë qëndruar së bashku. Nga kjo kërkesë ka ardhur menjëherë replika nga avokati i Shakirës, i cili ka thënë se klientja e tij nuk i detyrohet asgjë si pasojë e ndarjes dhe kjo është e nënshkruar në ndarjen e tyre në vitin 2010. Sipas avokatit të artistes, çifti kishte nënshkruar një kontratë paramartesore në konsullatën e Kolumbisë në Miami dhe New York, duke u bazuar në ligjet e shtetit Amerikano – Jugor.
Por nga ana e De La Rua, pretendohet tjetër gjë. Sipas burimeve, 38 vjeçari, pretendon se gjatë 10 viteve që ata kanë qëndruar sëbashku kanë arritur të grumbullojnë një shifër prej rreth 200 milion dollarë dhe një pjesë e tyre i përket atij. Këtu përfshihet edhe kontrata 100 milion dollarëshe që artistja nënshkroi ato vite më Live Nation Entertainment, një prej kompanive më të mëdha në botë në oraganizimin e spektakleve. Sipas një burimi anonim, shumë i afërt me De La Rua, ky i fundit është i interesuar për disa prona që çifti i kishte blerë bashkë, midis tyre një fermë në Uruguai dhe një apartament në New York. Të shohim se ç’do të ndodhë…