Shakira me album të ri pas 7 vitesh!

Shakira do të publikojë muajin e ardhshëm albumin e parë në 7 vite. Sipas një njoftimi për shtyp, albumi është një testament për rezistencën dhe forcën e Shakira-s dhe fuqinë e muzikës për të transformuar edhe përvojat më të vështira në momente të çmuara.

Albumi me 16 këngë do të përmbajë 8 këngë të padëgjuara më parë, një remix dhe 7 këngë të publikuara më parë. Albumi I titulluar “Gratë nuk qajnë më” do të publikohet më 22 mars. Titulli është zgjedhur nga një shprehje e tekstit të njërës prej këngëve të Shakirës e cila u bë virale e cila ishte “Gratë nuk qajnë më. por bëjnë para”.

Advertisement

Spekulimet për një album të ri filluan kur Shakira postoi në një video të shkurtër të dielën ku kishte sekuenca të shkurtra nga këngët e saj të publikuara më parë. Vitin e kaluar Shakira zbuloi se do të bëjë edhe një turne botëror, por ende nuk ka një njoftim për kohën se kur këngëtarja është e gatshme ta realizojë atë.