Ajo është një nga artistet më të suksesshme të muzikës vitet e fundit dhe Shakira e ka ndarë lumturinë me të gjithë fansat e saj në Twitter.
Në një fotografi të publikuar të martën, këngëtarja kolumbiane 33-vjeçare shihet e shtrirë, e rrethuar me 3 certifikatat e saj me titujt e rekordeve Guinness.
Ajo është konsideruar si personi i parë që ka arritur 100 milionë pëlqime në rrejtin social Facebook. Një tjetër arritje e saj e madhe është albumi ‘Fijación Oral’, i cili ishte albumi i parë spanjoll më i shitur gjatë një jave në Amerikë në vitin 2005, ndërsa rekordi i tretë ka të bëjë me “single” spanjoll më të shitur të të gjitha kohërave, ‘La Tortura’.