Shakira: Edhe nëse dikush na tradhton duhet të vazhdojmë të besojmë!

Artistja ka thumbuar ish-partnerin e saj Gerard Pique në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Shakira ka ndarë një urim për Vitin e Ri për ndjekësit e saj.

Advertisement

Në mesazhin e saj ajo lëshoi një thumb për ish-partnerin Gerard Pique. 45-vjeçarja dhe ish-lojtari i Barcelonës të cilët kanë 2 djem njoftuan ndarjen e tyre në Qershor pas 11 vitesh së bashku.

Duke e nisur Vitin e Ri me pozitivitet, ajo shkroi:

“Edhe pse plagët tona mbeten të hapura këtë Vit të Ri, koha i ka duart e një kirurgu. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë të besojmë. Kur përballeni me përbuzje, vazhdoni të dini vlerën tuaj. Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pasjellshëm. Më shumë njerëz empatikë sesa indiferentë. Ata që largohen janë më pak se ata që qëndrojnë pranë jush. Lotët tanë nuk janë të kotë, ata ujitin tokën nga do të burojë e ardhmja jonë dhe do të na bëjnë më njerëzorë, në mënyrë që edhe kur vuajmë dhimbjen të vazhdojmë të duam”.

Pasi dolën në shesh tradhtitë e tij dhe lidhja e re me Clara Chia, Shakira vijon të jetë e lënduar nga futbollisti.

Siç është bërë e ditur tashmë pas marrëveshjes së çiftit për kujdestarinë e fëmijëve, Shakira do të jetë tani e tutje përgjithmonë në Miami me fëmijët e tyre.