Shakaja që Xhensila Myrtezaj i bën Besit

Ata janë një nga çiftet më aktivë e më karizmatikë të ekranit shqiptar. Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku jo vetëm që pëlqehen nga një pjesë e madhe e publikut për karrierën e tyre, por arrijnë të tërheqin vëmendjen edhe kur kalojnë kohën bashkë. Një gjë të tillë ka treguar Xhensila në profilin e saj në ‘Snapchat’, ku për pak çaste ka dashur të marrë rolin e të fejuarit të saj, atë të aktorit komik, për ta ndarë këtë me ndjekësit. Gjatë udhëtimit me avion për pushime drejt kontinentit afrikan, këngëtares i ka shkuar ndërmend të vërë në lojë Besin duke shfrytëzuar ‘filtrat’ e aplikacionit, për ta shndërruar atë sa në një formë, në një tjetër, teksa ai duket duke fjetur.

Advertisement