Luana Vjollca solli dy ditë më parë projektin e saj muzikor, “Zemrën ta vodha”.
Kjo këngë u bë e njohur nga publiku gjatë emisionit të Luanës, pasi e vendoste në sfond. Tani që e publikoi edhe si klip, Luana po kërkon mbështetje por po duket sikur po e kërkon “me zor”.
Themi këtë pasi një postim i orëve të vona nga Luana u duk paksa i çuditshëm dhe me nota kërcënuese. Ajo shkruan se të gjithë ata që se kanë parë ende këngën do bënin mirë ta shihnin se ajo ka ndërmend ta fshijë sot.
”Kush nuk e ka dëgjuar ende këngën, ose nuk e ka parë klipin, ta bëjë tani se nesër do e fshij”
Me siguri kjo është një shaka për 1 prill, pasi nuk besojmë se Luana do hiqte kaq lehtë nga Youtube një këngë për të cilën ka punuar me ditë me radhë.