Komisioni hetimor ‘Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi të të dhënave shtetërore tatimore’ u mblodh të martën për të diskutuar mbi ecurinë e tij.
Deputetët anëtarë të tij deklaruan se afati i punës së këtij komisioni ka përfunduar dhe për pasojë do të kërkohet shtyrja e mandatit te tij edhe me një muaj.
Pas diskutimeve, kryetari Arben Ristani deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë shtyrjen e punës së këtij komisioni.
Objekt i këtij komisioni, i ngritur një vit më parë me kërkesë të opozitës, është hetimi parlamentar për ndërhyrjet në sistemin elektronik tatimor. Komisioni synon kontrollin e zbatimit të legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore.