Sërish telashe

Friday, December 12, 2025

“Vajza e keqe” e kinemasë amerikane është pushuar nga xhirimet e INFERNO, filmi biografik dedikuar Linda Lovelace, aktorja protagoniste e filmit të parë porno që është shfaqur në kinema. Arsye për përjashtimin e aktores janë problemet me drogën dhe drejtësinë. Lindsay thuhet se do të zëvendësohet nga Malin Akerman, protagoniste dhe në WATCHMEN. Regjisori i filmit ka deklaruar për sitin “E!” se xhirimet e filmit do të vazhdojnë dhe se nuk do të presin sa Lindsay të zgjidhë problemet e saj. Edhe pse tashmë janë realizuar fotot promocionale dhe janë xhiruar disa skena të filmit, produksioni vendosi që t’a largojë Lindsay-n. “E kemi anulluar ofertën tonë për Lindsay-n dhe jemi në tratativa me një tjetër aktore dhe po punojmë për të gjitha çështjet ligjore që t’a bëjmë pjesë të projektit”,- ka deklaruar regjizori i filmit INFERNO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -