Seri të reja për AVATAR

Gjatë një interviste për COMINGSOON.NET regjizori flet qartë për një vazhdim të filmit kampion arkëtimesh në kinematë e mbarëbotës. Por sa seri pasuese të AVATAR do të realizohen? “Nuk e di. Kam në kokë një ide për serinë e dytë dhe diçka të vakët për të tretën, por kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht duhet të bëjmë një seri të tretë, apo se ndoshta i treti do të jetë seria e fundit. Do shohim se si do shkojnë gjërat. Nuk kemi vendosur ende”,‐ ka thënë Cameron.

Advertisement