Serbi – Vukcevic ngre akuza për krimet në Bosnje, Kroaci e Kosovë

Deklarata e Vukcevic vjen një ditë pas vizitës së kryer në Beograd nga kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, i cili kërkoi më shumë angazhim nga Serbia për kapjen e të kërkuarve. Vukcevic ka bërë të ditur se me Brammertz ka diskutuar edhe për cështjen e Ramush Haradinajt, e cila është kthyer për rigjykim në Hagë. Më tej kryeprokurori serb ka shprehur bindjen e tij se raporti i ardhshëm i homologut të Hagës për Serbinë do të jetë pozitiv. Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Brammertz tha se i shumë kërkuari Ratko Mlladic fshihet në Beograd dhe se hetimet për gjetjen e tij janë përqëndruar tek mbështetësit e tij.

Advertisement