Serbi – Vershbou, SHBA kundër ndarjes së Kosovës

Zyrtari amerikan, duke folur për Kosovën tha se mendimi i GJND-së nuk do të ndikojë në statusin dhe kufijtë e Kosovës. Ai ka porositur Serbinë se duhet të fokusohet në përparimin e marrëdhënieve praktike dhe të bashkëpunimit me Kosovën. “Mendoj se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje reale. Fokusi duhet të jetë sesi njerëzit nga të dyja anët e kufirit të normalizojnë jetën, të zhvillojnë tregtinë në dobi të ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se procesi afatgjatë i integrimeve euroatlantike do të shlyejë kufijtë dhe do t’i sjellë stabilitet afatgjatë tërë rajonit”, ka theksuar Vershbou.

Advertisement