Serbi – Tadic, do të negociojmë pas vendimit të GJND

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni, presidenti serb Boris Tadiç, sipas të cilit konsensusi mes Kosovës dhe Serbisë mund të mbërrijë pasi të merret vesh njëherë se me çfarë vendimi do të dalë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. “Ka disa realitete të ndryshme në Kosovë”, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiç, për mediat vendase. “Nga një anë kemi shqiptarët në Kosovë që nuk duan të jetojnë nën një çati me Serbinë dhe realiteti tjetër është se serbët në Kosovë nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, tha Tadiç, duke shtuar se duhet të merren parasysh interesat e të dyja palëve.

Advertisement