Serbi – Svoboda, nuk mund të kërkojmë njohje të Kosovës

Një deklaratë e tillë është bërë nga Hannes Svoboda, deputet austriak në Parlamentin Evropian, i cili është në të njëjtën kohë edhe nënkryetar i socialistëve evropianë. Por sipas tij, gjithsesi, duhet të merret parasysh gjetja e një zgjidhje lidhur me njohjen e statustit të Kosovës nga ana e Serbisë, para hyrjes së saj në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, kryediplomatja evropiane, Katerina Ashton, gjatë qëndrimit të saj për një vizitë dje në Prishtinë tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. “Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe pavarësisht faktit se 5 nga 27 vende të BE-së nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, ekziston një pajtueshmëri të plotë se Kosova dhe rajoni kanë perspektivë evropiane dhe paraqesin prioritet në azhendën politike të BE-së”, pohoi ajo më pas.

Advertisement