Serbi – Sot 11 vjet nga sulmet e NATO-s

Sulmet filluan në 24 mars 1999, me urdhër të ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, i cili në atë periudhë drejtonte Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ndërkaq, bombardimet përfunduan më 10 qershor, ditë kur u miratua edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa një ditë më parë, u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Advertisement