Serbi – Rigjykohen 4 serbë për dëshmi false

Më 19 janar të vitit 2011 do të rikthehet në konfirmim të aktakuzës rasti i katër serbëve të arrestuar në qershor të 2009-ës, nën dyshimet e bazuara për blerje të deklaratave false për transplantim e trafikim organesh në Kosovë. Kolegji prej 3 gjyqtarësh ka vendosur që lënda të rikthehet në shqyrtim, pasi sipas tyre, vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim të të dyshuarve nuk ishte i drejtë. Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i qarkut, Aleksandër Lumezi, i cili ka ngritur edhe dyshime se të dyshuarit e këtij rasti kanë lidhje me raportin e shumëpërfolur të Dick Marty.

Advertisement