Serbi – Raporti i KE tregon se jane shkelur te drejtat e njeriut

Institucioni mbikëqyrës i Evropës për të drejtat e njeriut, është shprehur se Serbia ka shkelur të drejtat e njeriut gjatë luftrave ballkanike prandaj duhet të kompesojë viktimat dhe të përjashtojë politikanët që kanë pasur lidhje me krimet e luftës. Në raportin e publikuar nga Thomas Hammarberg, komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, thotë gjithashtu se Serbia duhet të nisë të tregojë të vërtetën në lidhje me rolin e vet në luftërat ballkanike të viteve nëntëdhjetë.
Advertisement