Lajmi është konfirmuar nga ministri serb për Kosovën, Oliver Ivanoviç “Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani ende nuk kanë marrë kartën e identitetit dhe pasaportën, do të duhet ti bëjnë ato në koordinim me departamentin e policisë në Kosovë dhe procedura është e njëjtë si për të gjithë qytetarët e tjerë”, është shprehur Ivanoviç për radion serbe B92. I pyetur se a do të thotë kjo se qytetarët që banojnë në Kosovë prej 1 janarit mund të udhëtojnë pa viza ashtu sikur qytetarët e Serbisë, Ivanoviç nuk ka dhënë shpresa. Sipas tij, kjo do të bisedohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel. Një nga kushtet e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej datës 1 Janar, ishte ndalimi i dhënies së pasaportave të tilla për qytetarët e Kosovës qofshin ata serbë apo shqiptarë.