Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilave u referohen edhe ato perëndimore. Kreu i shtetit serb ka dërguar një kërkesë zyrtare drejtuar institucioneve ndërkombëtare në Prishtinë dhe tashmë pret një përgjigje pozitive nga ato. “Nuk mund të kemi stabilitet në rajon nëse nuk mund të udhëtojmë të lirë” është shprehur Tadic duke shtuar se është optimist që do të marrë përgjigje pozitive për kërkesën e tij. Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se kërkesa e Tadiç ka mbërritur në Prishtinë dhe është marrë në konsideratë ndërsa ka shtuar se në të shkuarën, presidenti serb është lejuar të vizitojë Kosovën për festa fetare. Edhe zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka bërë të ditur se është në dijeni të kërkesës së presidentit serb dhe se kjo zyrë do të kontribuojë në përmirësimin e raporteve mes vendeve fqinjë.