“Qeveria e Serbisë ka përcaktuar platformën për dialog me përfaqësuesit e Prishtinës. Dokumenti është i bazuar në rezolutat parlamentare për Kosovën. Hollësi të kësaj platforme ende nuk janë bërë të ditura për publikun, sepse publikimi i tyre do të thoshte hedhja e kartave mbi tavolinë para se “ndeshja” të ketë filluar, ndërsa vlerësojmë se kjo nuk do të ishte e dobishme”, ka pohuar për gazetën Oliver Ivanoviç, sekretar i Shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, tashmë është caktuar edhe “njeriu kryesor” i Beogradit për të udhëhequr dialogun, si dhe anëtarët e ekipit negociator, por nuk bëri të ditur emrat e tyre, transmeton Qendra Informative e Kosovës.


