Serbi – Nuk kemi marrëveshje me EULEX

“Kemi të bëjmë vetëm me vërtetim të protokolleve të nënshkruara me UNMIK-un, sipas rezolutës 1244”, thuhet në një komunikatë nga kjo ministri. Më tej në të theksohet se dogana është njëra nga gjashtë pikat e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, nga nëntori i vitit 2008. “Serbia nuk do të pajtohet me vendime të njëanshme dhe me veprime që nuk janë në harmoni me rezolutën 1244 dhe me raportet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kjo ka të bëjë edhe me misionin EULEX”, thuhet në komunikatë. Zëdhënësja e misionit EULEX, Aleksandra Xhorxh, ka thënë se EULEX ka bërë një marrëveshje me qeverinë e Serbisë për vendosjen e personelit ndërkombëtar doganor në dy pika në veri të Kosovës.

Advertisement