Sipas ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, Prishtina gjoja nuk është e interesuar që çështjet e krimit të zgjidhen, duke e akuzuar Kosovën si “një vrimë të zezë në tregtisë me armë, narkotikë dhe me njerëz”. Bogdanoviç thotë se marrëveshja me EULEX-n është në frymën e rezolutës 1244 dhe ka hedhur poshtë pohimet se nënshkrimi i saj do të thotë njohje direkte e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.