Strategjia është miratuar në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë dhe për atë janë informuar vetëm ministrat. Sa për drejtuesit e delegacionit ata do të jenë personalitete politike, por jo ministra apo sekretarë shtetërorë në qeveri, raportojnë mediat serbe. “Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanoviç do të drejtojë ekipin serb. Zëvendës i tij do të jetë Vllada Joviçiç, këshilltar i ministrit për Kosovën”, shkruan gazeta serbe Politika. Anëtarët e delegacionit do të jenë ekspertë që do të ndërrohen në varësi të temës së diskutimit.


