Serbi – Meta i kënaqur nga vizita dy ditore

Kështu e ka cilësuar ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë një konference për mediat në Beograd, vizitën e tij dy-ditore në Serbi, duke shtuar se ishte tepër i kënaqur me realizimin e saj. Ndër të tjera, ai dha të dhëna edhe mbi axhendën e turit të dytë të tij në Serbi, duke pohuar se ditën e sotme do t’ia kushtojë një vizite në luginën e Preshevës, ku do të takohet me shqiptarët që jetojnë atje. Në këtë mënyrë përmbyllet turi i tij në Serbi, i cili ka nisur me një takim të tij me presidentin serb Boris Tadiç dhe më pas me honologun e tij, Vuk Jeremiç.

Advertisement