Serbi – Liderët të mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës në veri të Kosovës

Cameron Munter ka deklaruar se janë ata që përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe paqen mes banorëve dhe se qeveria duhet t’i ndalojë. “E kam fjalën për njerëzit që jetojnë në Mitrovicë dhe qeveria juaj e di cilët janë ata. Ata janë njerëz që nxisin dhunë dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e të tjerëve. Kjo nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet”, ka thënë Munter. Sipas tij, krerët e politikës serbe duhet të mbajnë premtimin, që kjo cështje të zgjidhet pa dhunë. Ambasadori amerikan në Beograd ka përsëritur se SHBA nuk mbështet ndarjen e Kosovës dhe se njohjet e reja për të do të vazhdojnë.

Advertisement